Plagosën me armë dhe dogjën elefantin, arrestohen 3 persona në Sri Lanka

18 Dhjetor 2025 | 16:33

Tre burra janë u arrestuan në Sri Lanka të enjten, pasi një video që i tregonte ata duke djegur të gjallë një elefant të egër shkaktoi zemërim në mediat sociale. Të dyshuarit, të moshës midis 42 dhe 50 vjeç, u morën në paraburgim në distriktin Anuradhapura, rreth 200 kilometra nga kryeqyteti Kolombo.

Ata do të qëndrojnë në paraburgim deri më 24 dhjetor, në pritje të rezultateve të hetimit për incidentin. Sipas agjencisë së menaxhimit të jetës së egër, elefanti fillimisht u plagos nga të shtënat dhe më pas iu vu flaka. Përpjekjet e veterinerëve për t’i shpëtuar jetën ishin të pasuksesshme.

Elefantët konsiderohen të shenjtë në Sri Lanka dhe mbrohen me ligj, por fermerët ndonjëherë i vrasin ata sepse u shkatërrojnë të mbjellat. Gjuetarët e paligjshëm që vrasin një elefant mund të dënohen edhe me vdekje. Megjithatë, në vend nuk janë kryer ekzekutime që nga viti 1976 dhe dënimi me vdekje shndërrohet automatikisht në burgim të përjetshëm.

Në pesë vitet e fundit, rreth 400 elefantë dhe 200 njerëz kanë humbur jetën në incidente midis tyre. Sri Lanka është shtëpia e rreth 7,000 elefantëve të egër, të cilët konsiderohen një thesar kombëtar sepse janë kafshë shumë të rëndësishme për adhurimin budist.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 589, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2,980,...
17:09 | 26/06/2026

Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit

Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se po heq përkohësisht disa sanksione kundër Venezuelës në mënyrë që të ndihmojë pas tërmeteve shkatërruese....
16:47 | 26/06/2026

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Japoninë qendrore, me epiqendër në tokë pranë Tokios, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Tërmeti ndodhi në një...
16:45 | 26/06/2026