100-vjetori i lindjes së Martin Camaj, ekspozitë në nder të tij
“Martin Camaj në mërgim” titullohej aktiviteti i mbajtur në ambientet e “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër. Ky aktivitet u organizua në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Martin Camajt, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Përgjegjësi i muzeut, Pjerin Mirdita, theksoi se Camaj i qëndroi gjithmonë besnik çështjes shqiptare në krijimtarinë e tij.
“Bëhet fjalë për një ekspozitë që zhvillohet në këtë vit jubilar që është dhe 100 vjetori i lindjes së Albanologut, poetit, shkrimtarit Martin Camaj dhe në këtë vend kjo ekspozitë merr kuptim pikërisht sepse Martin Camaj ishte një kundërshtar i regjimit komunist të asaj kohe dhe pikërisht për këtë arsye ai u arratis në vitin 1948 nga Shqipëria bashke më një nga Françeskanët e mëdhenj At Danjel Gjeçaj dhe 36 persona të tjerë”, tha Pjerin Mirdita, përgjegjës i Muzeut.
Monica Genesin, pedagoge në Universitetin e Salentos në Itali, e cila ka njohur nga afër Martin Camajn.
“Kisha privilegjin e madh sepse kisha njohur profesorin Martin Camaj. Nuk e di me siguri kur, por ishte disa vite përpara vdekjes së tij në një konferencë në Itali e më pas më kishte ftuar në shtëpinë e tij në Lengrise dhe kishte një mbresë shumë të madhe për Malësinë e Madhe, për Shkodrën, sepse për të Shqipëria e Veriut kishte një vlerë shumë speciale”, u shpreh Monica Genesin, pedagoge në Universitetin e Salentos.
Gjatë aktivitetit u prezantuan botime shkencore dhe letrare të Martin Camajt nga periudha e emigrimit politik, larg Shqipërisë, si edhe vepra të realizuara gjatë viteve të qëndrimit të tij në Prishtinë, Romë dhe Mynih, ku ai u shqua si autor i letërsisë shqipe dhe si studiues i albanologjisë në fusha si gjuhësia, filologjia dhe studimet arbëreshe.
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës