FOTO/ Skandal në Itali, Signorini i Grande Frattelos akuzohet për shfrytzim seksual

20 Dhjetor 2025 | 19:08

Fabrizio Corona ka hedhur akuza të rënda ndaj Alfonso Signorinit, drejtues i Grande Fratello dhe drejtor i revistës Chi, duke pretenduar ekzistencën e një mekanizmi të paligjshëm që, sipas tij, do të kushtëzonte hyrjen në televizion dhe në reality-show me favore personale.

Në episodin e fundit të formatit të tij online Falsissimo, me titull Çmimi i suksesit, Corona deklaron se disa djem do të kishin pasur flirtime apo marrëdhënie intime të supozuara me Signorinin, përpara se të përzgjidheshin si konkurrentë në Big Brother, program që transmetohet në Canale 5. Lajmi është pasqyruar nga Fanpage.it dhe media të tjera italiane, të cituara edhe nga noa.al.

“Nëse nuk shkon në shtrat me Alfonso Signorinin, nuk punon në televizion”, shprehet Corona në video, duke e përkufizuar këtë si “çmimin e suksesit” në botën e spektaklit.

Reagimi i Alfonso Signorinit

I kontaktuar nga Corriere della Sera pas publikimit të akuzave, Alfonso Signorini zgjodhi të mos komentojë në detaje.

“Nuk do ta diskutoj këtë çështje. Preferoj të mos hyj në thelb, por mund të them se ia kam besuar gjithçka avokatëve të mi”, deklaroi ai.

Çfarë është “sistemi Signorini”, sipas Coronës

Sipas rrëfimit të bërë në Falsissimo, Signorini dyshohet se ka shkëmbyer mesazhe private, foto me përmbajtje eksplicite dhe kërkesa seksuale të supozuara me persona që më pas janë bërë pjesë e kastit të Big Brother. Corona e përshkruan drejtuesin e emisionit si një figurë shumë të fuqishme në industrinë televizive italiane, me lidhje të forta në grupet Mediaset dhe Mondadori.

Në video paraqitet gjithashtu një dëshmi anonime, ku një person pretendon se ka marrë foto intime dhe kërkesa seksuale nga Signorini.

“Rasti zero”: Antonio Medugno

Fabrizio Corona e cilëson Antonio Medugnon si “rastin zero” të këtij sistemi të supozuar. Medugno, i lindur në vitin 1998 dhe i njohur fillimisht për aktivitetin e tij në rrjetet sociale, hyri në shtëpinë e Big Brother në janar të vitit 2022.

Sipas Coronës, Medugno dhe Signorini do të kishin komunikuar për disa muaj përmes mesazheve dhe video-thirrjeve.

Në një moment, i riu do të kishte shkuar në banesën e Signorinit, por sipas këtij rrëfimi do të kishte refuzuar marrëdhëniet intime. Si pasojë, ai nuk u përfshi menjëherë në kastin zyrtar të programit.

Vetë Medugno, në një dëshmi telefonike të transmetuar nga Corona, pranon se ka pasur komunikime të shpeshta me drejtuesin e Big Brother, por thekson se nuk ka dashur kurrë një marrëdhënie personale. Ai flet për mesazhe komplimentuese, video-thirrje dhe një takim, por pa kaluar më tej.

Corona pretendon se Medugno u bë konkurrent vetëm më vonë, pasi sipas tij kontaktet mes palëve u rifilluan.

“Ky është sistemi”, përfundon Corona, duke shtuar se bëhet fjalë për një mekanizëm që, sipas tij, do të kishte funksionuar për rreth dhjetë vjet dhe do të përfshinte qindra persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026