Broja shpëton Burnley-n, Scott Parker e lavdëron pas barazimit ndaj Bournemouth
Trajneri i Burnley-t, Scott Parker, ka vlerësuar performancën e sulmuesit shqiptar Armando Broja, i cili shënoi golin vendimtar që siguroi një pikë të rëndësishme në transfertë ndaj AFC Bournemouth.
Broja realizoi golin e parë me fanellën e Burnley-t, duke dhënë një ndihmesë të madhe për skuadrën dhe duke i dhënë fund një serie rezultatesh jo pozitive.
“Është një pikë e shkëlqyer për ne. Duhej t’i jepnim fund serisë që kishim nisur. Lojtarët, dhe veçanërisht Armando, ishin të denjë për këtë pikë. Ishim konkurrues dhe e merituam rezultatin,” tha Parker, duke theksuar rolin e Brojës.
Trajneri anglez nuk harroi të përmendë edhe kontributin e zëvendësuesve:
“Ishte një krosim fantastik nga Marcus dhe një përfundim i shkëlqyer nga Armando. Të dy dhanë shumë, por mbi të gjitha jam i kënaqur për të gjithë grupin.”
Për Parker, Broja dhe shokët e tij treguan shpirt luftarak dhe pasion:
“Ky grup burrash dha gjithçka në fushë, dhe Armando ishte një pjesë e madhe e kësaj.”
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit