Witkoff në hetim për shkelje të etikës në marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe
Inspektori i përgjithshëm i pavarur i Departamentit të Shtetit po shqyrton një kërkesë nga dy senatorë demokratë për të hetuar shkeljet e mundshme të etikës nga zyrtarët e administratës Trump në lidhje me marrëveshjet që përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).
Sipas një emaili të cituar nga Semafor, zyra e inspektorit të përgjithshëm i informoi senatorët Elizabeth Warren dhe Elisha Slotkin se po vlerëson kërkesën e tyre për të hetuar rolin e dy bashkëpunëtorëve të ngushtë të Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff dhe David Sachs, në një vendim që lejoi eksportin e mikroçipave të përparuar të prodhuar në SHBA në Emiratet e Bashkuara Arabe .
Dy senatorët kërkuan hetim pas raportimeve se Witkoff dhe Sachs kanë lidhje financiare me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e kriptomonedhave, të cilat sipas tyre ngrenë çështje konflikti interesi.
“Kongresi meriton një hetim të plotë”, tha Elizabeth Warren, duke argumentuar se provat janë të nevojshme ndërsa ligjvënësit shqyrtojnë vendosjen e rregullave të etikës për legjislacionin e kriptomonedhave. Elisha Slotkin, nga ana e saj, bëri thirrje që çdo gjetje e hetimit të mundshëm të bëhet publike.
“Publiku ka të drejtë të dijë motivet e zyrtarëve të lartë që marrin vendime ndërkombëtare në emrin e tyre. Siguria jonë kombëtare nuk duhet të jetë kurrë në shitje”, tha ajo.
Një zëdhënës i zyrës së inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi “çështjet hetimore”. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se zyrtarët e përfshirë kanë ndjekur udhëzimet etike, por nuk iu përgjigj një kërkese për komente të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
- 16:37 “Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë
- 16:33 Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me Teheranin