Salianji në protestë: Nuk më përjashton dot askush nga PD
Ervin Salianji, anëtar i kryesisë së PD-së, ka dhënë një prononcim të shkurtër që në nisje të protestës së PD-së duke i bërë thirrje çdo mbështetësi të partisë të marrë pjesë.
Salianji shton se do vijojë të jetë pjesë e PD-së dhe nuk përjashtohet dot nga askush. Ai thekson se lëvizja që ai drejton në PD ka pasur peshë mjaftueshëm sa për ta ndryshuar këtë parti.
“Mesazhi është për të gjithë qytetarët për të protestuar dhe larguar qeverinë. Mua nuk më përjashton dot asnjë njeri, sot është radha për të përjashtur Edi Ramën.
Kemi ardhur me mbështetësit e PD-së, unë jam në PD , do jem në PD. Jam drejtues i një lëvizje shumë të rëndësishme për PD-në. Partia ka ndryshuar pas kësaj lëvizje.
Unë po punoj në PD, por ka një qëndrim të qartë se PD dhe opozita duhet të jetë më e fortë për të mos qëndruar në këmbë qeveria.
Sot ta kemi fokusin këtu. Kam zgjedhur të takoj njerëzit këtu sepse nuk jam organizator, jam këtu si demokrat”, tha Salianji.
Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha i është bashkuar mbështetësve të mbledhur në bulevard duke ecur në këmbë nga selia e PD, i shoqëruar nga nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjishëm, Flamur Noka.
1400 forca policie janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestën së opozitës, për të cilën është lajmëruar vetëm orari i nisjes, ora 18:00 ndërsa nuk dihet sa do të zgjasë.
Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale