Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të Kodit Zgjedhor

23 Dhjetor 2025 | 14:46

Subjekti politik Lista Serbe është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të siguruar nga PZAP, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në Komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin. Lidhur me këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.

PZAP ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese. Sipas vendimit, këto materiale ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe përgjatë rrugëve publike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se,...
12:48 | 04/07/2026

Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Kurti në reagimin e tij të...
10:44 | 04/07/2026

Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Obiliq në Kosovë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 dhe si pasojë humbën jetën...
09:29 | 04/07/2026