Rast i ngjashëm me Pelicot, britaniku për 13 vite drogoi dhe abuzoi me ish-gruan

23 Dhjetor 2025 | 19:33

Një burrë britanik, së bashku me pesë persona të tjerë akuzohen për kryerjen e 56 veprave penale seksuale kundër ish-gruas së tij gjatë një periudhe 13-vjeçare.

Philip Young është lënë në paraburgim në lidhje me një sërë akuzash, të cilat përfshijnë akuza të shumta për përdhunim. 49-vjeçari është akuzuar gjithashtu për posedim të imazheve të pahijshme të fëmijëve.

Pesë burra të tjerë janë akuzuar gjithashtu për vepra penale kundër 48-vjeçares Joanne Young, e cila hoqi dorë nga e drejta e saj ligjore për anonimitet. Veprat penale të dyshuara kanë ndodhur midis viteve 2010 dhe 2023.

Burrat u identifikuan nga policia si Norman Macksoni, Dean Hamilton, Conner Sanderson Doyle, Richard Wilkins dhe Mohammed Hassan.

James Foster, një prokuror specialist i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës tha se kishte autorizuar akuzat kundër gjashtë burrave pas një hetimi policor për vepra të dyshuara serioze seksuale kundër Joanne Young gjatë një periudhe prej 13 vitesh.

“Prokurorët tanë kanë punuar për të vërtetuar se ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuza dhe se është në interes të publikut të ndiqen procedurat penale”, tha ai në një deklaratë.

“Ne kemi bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Wiltshire ndërsa ata kryen hetimin e tyre”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026