Shkrimtarja Rita Petro përzgjidhet Laureate e poezisë shqipe
Rita Petro është përzgjedhur Laureate e poezisë shqipe, vlerësimi më i lartë profesional që i jepet një shkrimtari me kontribut të spikatur në fushën e poezisë.
Titulli “Poeti Laureat” me një mandat dyvjeçar iu dha Petros nga juria e përbërë nga Primo Shllaku, Ymer Çiraku Aleksandër Çipa, Majlinda Rama, Koloreto Cukali, nën kujdesin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Ndërsa u vlerësua si një shkrimtare dhe botuese me kontibut të madh në letërsinë shqipe, Petro tha se përveçse çmim, ky titull për të është një mision.
“Është një përgjegjësi e madhe, një vlerësim i madh dhe përtej përgjegjësisë është një mision i madh. Duhet të mendohet se si poezia shqipe të shkojë te të rinjtë, e sidomos te lexuesit e moshave të ndryshme”, tha shkrimtarja.
Petro thekson se poezia mund të luajë një rol formues në zhvillimin personal dhe social të të rinjve, dhe për këtë arsye projektet apo kurset e hapura mund të ndihmojnë në çlirimin e komplekseve.
“Duke qenë brenda programeve shkollore, unë e di që aty janë të kufizuar dhe në përgjithësi bëhet poezia e traditës. Poezia na zhvesh nga komplekset. Duhet të heqim ndjenjën e bullizmit. Kam bërë një plan që do mundohemi të realizojmë. Poezia që zhvillohet sot mund të bëhet përmes projekteve apo kurseve të hapura, sepse janë të parashikuara dhe projektet për poetët bashkëkohorë”, u shpreh ajo.
Poeti Laureat ka për detyrë të promovojë iniciativa për të rritur ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e artit të poezisë në të gjithë vendin.
Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
Ben Blushi shpallet “Autori iVitit” në Panairin e Librit nëPrishtinë
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
- 10:37 Përveç vapës, Franca përballet edhe me ndërprerje të energjisë elektrike
- 10:26 Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit