Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

24 Qershor 2026 | 10:14

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë që u diskutua në këtë mbledhje.

Sipas gazetares, mbledhja ka zgjatur rreth 60 minuta dhe në të kanë marrë pjesë drejtues politikë nga qarqet dhe disa ministra. Rama, sipas gazetares, ka kërkuar nga drejtuesit politikë që fokusin kryesor ta kenë te shqetësimet e qytetarëve, duke theksuar se “lufta dixhitale” dhe algoritmet sa i takon protestës nuk mund të zëvendësojnë punën në terren dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ai ka kërkuar gjithashtu një koordinim më të shpejtë mes ministrave dhe deputetëve për të adresuar problemet e qytetarëve, një çështje e cila u diskutua edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS të mbajtur me dyer të mbyllura ditën e shtunë.

“60 minuta ka zgjatur mbledhja me drejtuesit politikë në qarqe dhe me disa ministra. Sipas burimeve mësohet se Rama ka kërkuar nga të vetët dhe është shprehur sa i takon protestës qytetare se nuk e luftojnë dot atë që ai e konsideron si një luftë dixhitale dhe algoritmin.

Duke qenë se nuk luftohet dot kjo luftë dixhitale që ai e konsideron, të vetët, drejtuesit politikë por edhe ministrat duhet të kenë një fokus dhe ai fokus duhet të jetë tek qytetarët dhe shqetësimet që ata kanë. Ky qëndrim i kryeministrit Rama përkon edhe me porositë që ai la ditën e shtunë me dyer të mbyllura në mbledhje, ku është caktuar që një zv/ministër aktual të qëndrojë si një ndërmjetës mes ministrit dhe deputetit. Deputetët do të jenë ata që do t’ia përcjellin në terren elektoratit të tyre, ndërsa zv/ministri do të bëhet një hallkë ndërmjetëse mes deputetit dhe ministrit për ta zgjidhur më shpejt.

Kjo pikë ka qenë në diskutim edhe ditën e sotme në shqetësimin e qytetarëve. Nuk ka pasur diçka organizative për sa i përket zgjedhjeve lokale, është ende herët. Dhe vëmendja aktualisht është tek protesta e cila po mbahet në Bulevard”, u shpreh gazetarja.

Po ashtu, gazetarja theksoi se në mbledhje Rama ka kërkuar që drejtuesit politik në qarqe dhe ministrat të jenë më aktivë në rrjetet sociale sa i takon protestës, pasi sipas kreut të qeverisë aktualisht protesta ka hyrë në fazën e luftës digjitale.

Ndërkohë, menjëherë pas kësaj mbledhjeje, burime bëjnë me dije se sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi, po mban një mbledhje me ekipin digjital të PS në seli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026