Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

21 Korrik 2026 | 19:25

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar të automjeteve që janë vendosur në kundërshtim me ligjin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar me pamje të aksionit policor, Lamallari thekson se automjetet me xhama të errësuar pa leje nuk do të tolerohen, duke nënvizuar se zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

“Xhamat e errësuar në makinë nuk ju bëjnë të padukshëm. Dhe më keq akoma kur ato i keni pa leje, sigurisht që do të hiqen pa një pa dy nga Policia e Shtetit”, u shpreh ministri.

Lamallari thekson se rrugët janë një hapësirë publike ku siguria dhe transparenca janë parësore, ndaj çdo shkelje do të trajtohet sipas ligjit.

“Rrugët nuk janë vend për anonimitet dhe as për privilegje. Janë hapësirë publike ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë”, vijoi më tej ministri.

Policia Rrugore vijon kontrollet në të gjithë vendin, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi. Në dy janë e fundit, në gjithë vendin janë ndëshkuar më shumë se 500 drejtues mjetesh për këtë shkelje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026