“Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private

21 Korrik 2026 | 19:58

Pushimet verore janë kthyer në një luks për shumë qytetarë vlonjatë, veçanërisht për pensionistët, të cilët thonë se nuk arrijnë të përballojnë tarifat e plazheve private.

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve në Vlorë janë të privuar nga mundësia për të pushuar, jo për shkak të mungesës së plazheve apo destinacioneve, por për shkak të pamundësive ekonomike. Pensionet dhe pagat e ulëta, sipas tyre, nuk u lejojnë të përballojnë kostot e një dite në plazh.

Tarifat për çadrat dhe shezlongët, që arrijnë deri në 700 lekë, konsiderohen të papërballueshme për shumë pensionistë, të cilët detyrohen të zgjedhin hapësirat publike, duke marrë me vete çadrat personale dhe duke qëndruar në bregdet pa shërbime shtesë.

Ata kërkojnë më shumë hapësira publike falas dhe ndërhyrje për përmirësimin e gjendjes ekonomike, përmes rritjes së pagave dhe pensioneve.

“Me këtë plazh, me 7 mijë lekë çadra, nuk ia dalim dot, ndaj vijmë këtu në rërë. Zgjidhje tjetër s’kemi, s’ia dalim dot ne. S’ikim dot deri te uji, i ftohtë qoftë ai që është pa lekë atje. Zgjidhja është atë plazh ta bëjnë me 2 a 3 mijë lekë për ne, një tarifë më të ulët. Të gjithë duhet të kenë mirëqenie. Shpresa vdes e fundit”, thotë një pushuese.

“Mirë po kalojmë, deti shumë i mirë, po keq janë shezlongët që i kanë sjellë deri tutje. Mundësi ekonomike kam deri këtu te shkallët, atje s’vete dot se pensioniste jam. Gjallë në botë si i përballoj dot? Asnjëherë. Kush është ai që s’do më shumë? S’do qorri sy. Nuk përballohet me këto pensione”, thotë një zonjë.

“Ne pensionistët na kanë hequr nga lista fare. I kanë degdisur atje poshtë për t’i hequr qafe. Kanë ngelur tani me pensionet tona, janë të papërballueshme. Ku paguhet çadra 7 mijë lekë? Me shpenzime ditore s’del për 5 ditë, jo një muaj. Duhet të rriten pensionet”, thotë një zotëri.

Pavarësisht vështirësive ekonomike, qytetarët vlonjatë, veçanërisht pensionistët, vijojnë të jenë besnikë të bregdetit në çdo stinë. Ata gjejnë mënyra alternative për të shijuar detin, duke pushuar në plazhet publike, në shkallë, gurë apo shkëmbinj, me çadrat e tyre personale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Sipas mediave italiane, drejtori...
20:07 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026