Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë

24 Qershor 2026 | 10:38

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të fqinjit të tij, Rrapush Memolla, 60-vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e vonë të së shtunës në lagjen Mollaj të Rrogozhinës. I akuzuari Meçaj u shfaq gjakftohtë dhe me dorën e fashuar pasi u plagos me thikë gjatë përleshjes me viktimën.

Krimi ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. 27-vjeçari ka pretenduar para trupit gjykues se nuk ka pasur qëllim ta vriste 60-vjeçarin i cili e ka goditur më parë me thikë. Sipas tij, ai kishte ndaluar makinën pranë shtëpisë së tij dhe e kishte provokuar me drita të gjata. Sipas të akuzuarit për vrasje me dashje, viktima kishte një konflikt me një kushëri të tij.

I pyetur nga gjyqtari nëse kishte ndonjë konflikt personal me viktimën Rrapush Memolla, i riu e ka mohuar:

“Jo, unë personalisht me atë personin, po kushëriri im ka pasur konflikte. Jo me mua, me mua asgjë, unë kurrë s’kam folur me atë. Në atë ngjarje kam qenë unë dhe viktima. Ai më ka goditur i pari dhe unë kam mbrojtur veten time. Nuk kam dashur ta vras. Edhe mua më vjen keq, unë nuk jam vrasës”, është shprehur 27-vjeçari.

Ndërkohë, Meçaj rezulton i dënuar më parë në Gjermani. Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e lënë atë në qeli deri në fund të hetimeve.

Ngjarja u regjistrua të shtunën e kaluar rreth orës 21:50 në lagjen Mollaj të Rrogozhinës. Pas një konflikti të çastit Meklajd Meçaj goditi me thikë 60-vjeçarin Rrapush Memolla, i cili për shkak të plagëve të rënda humbi jetën rrugës për në spital. Edhe autori mbeti i plagosur lehtë në dorë pas goditjes me thikë, dyshohet nga viktima, dhe u arrestua nga shërbimet e policisë pak çaste pas krimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i...
10:26 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta...
09:53 | 24/06/2026