Vrasje në Rrogozhinë, 25-vjeçari godet me thikë fqinjin

20 Qershor 2026 | 23:04

Një 60-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në Rrogozhinë, pas një konflikti të çastit me fqinjin e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”. Dyshohet se shtetasit M. M., rreth 25 vjeç, dhe Rr. M., rreth 60 vjeç, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit janë përdorur mjete prerëse.

Si pasojë, 60-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka humbur jetën.

Policia thotë se pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhekanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Prokuroria e Durrësit po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026