Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta pas orarit të njoftuar 08:30.
Në mbledhje Rama ka kërkuar nga drejtuesit politik dhe ministrat që të jenë pranë qytetarëve me shqetësimet që ata kanë. Po ashtu ka komentuar edhe protestën duke thënë se është një luftë digjitale të cilën nuk e luftojmë dot.
Po ashtu, në mbledhje Rama ka kërkuar që drejtuesit politik në qarqe dhe ministrat të jenë më aktiv në rrjetet sociale sa i takon protestës, pasi sipas kreut të qeverisë aktualisht protesta ka hyrë në fazën e luftës digjitale.
Menjëherë pas kësaj mbledhje, burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me dije se sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi po mban një mbledhje me ekipin digjital të PS në seli.
Pas mbledhjes, Rama doli nga selia e PS i shoqëruar me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla me të cilit pati një komunikim të shkurtër përpara se të largohej me makinë.
Ai nuk dha një komunikim për mediat ku thjesht i përshëndeti dhe u largua për takimin e radhës. Pas mbledhjes me drejtuesit politik, Rama do të takohet edhe me kryebashkiakët. Takimi do të mbahet në orën 09:30, tek ish-hoteli “Dajti” në Tiranë.
Mbledhja vjen pak ditë pas takimit të zgjeruar me grupin parlamentar dhe qeverinë, si dhe në një kohë kur prej më shumë se tre javësh në Tiranë po zhvillohen protesta ku kërkohet dorëheqja e tij.
Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 15:04 Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej