Shtëpia e Bardhë përqëndrohet te bllokada e naftës venezueliane
Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar forcat ushtarake amerikane që të përqendrohen pothuajse ekskluzivisht në zbatimin e një “karantine” ndaj naftës venezueliane për të paktën dy muajt e ardhshëm, bëri të ditur një zyrtar amerikan për Reuters të mërkurën.
Sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonimiteti, administrata amerikane synon të ushtrojë fillimisht presion ekonomik përmes sanksioneve, duke lënë në plan të dytë opsionet ushtarake. “Ndërsa ekzistojnë ende opsione ushtarake, fokusi është përdorimi i presionit ekonomik për të arritur rezultatin që kërkon Shtëpia e Bardhë”, tha ai.
Kjo qasje mund të zbehë mundësinë e menjëhershme të një ndërhyrjeje tokësore të SHBA-së në Venezuelë, një skenar që presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur vazhdimisht si të mundshëm.
Zyrtari shtoi se masat e deritanishme kanë ushtruar presion të madh ndaj presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe se, sipas vlerësimeve amerikane, Venezuela mund të përballet me një krizë të rëndë ekonomike deri në fund të janarit, nëse nuk pranon të bëjë lëshime të mëdha ndaj Shteteve të Bashkuara.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë