Serbia: Nisin negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez për NIS-in

25 Dhjetor 2025 | 18:32

Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ka thënë më 25 dhjetor se janë duke u zhvilluar negociatat mes aksionarëve rusë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) dhe MOL-it të Hungarisë për shitjen e aksioneve të kompanisë.

Ajo ka thënë se NIS-i dhe MOL-i e kanë informuar Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit për këto zhvillime.

“Qeveria hungareze i ka mbështetur bisedimet dhe ne si Qeveri e Serbisë do të ofrojmë mbështetje , në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për heqje të sanksioneve dhe krijim të kushteve për t’i garantuar NIS-it një licencë për punë operacionale”, ka thënë zyra e ministres serbe.

Sipas saj, Qeveria e Rusisë e ka informuar Qeverinë e Serbisë se i mbështet negociatat për largimin e kapitalit rus nga NIS-i, prandaj Serbia do t’i mbështesë këto zhvillime.

Ministrja ka theksuar se nuk ekziston asnjë kapacitet logjistik për të importuar sasinë e nevojshme të produkteve të naftës, andaj bisedimet do të vazhdojnë që NIS-i të rikthejë operimin, pavarësisht kohës që i duhet MOL-it dhe aksionarëve rusë që të dakordohen për marrëveshjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë

Gjithnjë e më shumë të rinj në Gjermani konsumojnë kokainë. Në një krahasim dhjetëvjeçar përdorimi te moshat 18-25 vjeç u rrit nga 1,2 në 4,1...
14:32 | 26/06/2026

Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia

Një valë historike e të nxehtit në Francë e ka detyruar Parisin t’u drejtohet bizneseve të mëdha për t’u siguruar zjarrfikësve burimet e nevojshme për...
14:30 | 26/06/2026

Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia

Rusia ka raportuar se ka rrëzuar 660 dronë gjatë natës, ndërsa Ukraina vazhdon një sulm ajror që po e tendos mbrojtjen ajrore dhe infrastrukturën energjetike...
14:26 | 26/06/2026