Putin i kërkoi Bush-it anëtarësimin e Rusisë në NATO

26 Dhjetor 2025 | 09:05

Transkriptet e deklasifikuara të një bisede të vitit 2001 mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ish-presidentit amerikan George W. Bush tregojnë se udhëheqësi i Kremlinit ka kërkuar hapur mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në NATO.

Dokumentet janë publikuar nga National Security Archive dhe hedhin dritë mbi qëndrime të hershme që bien në kontrast me retorikën aktuale të Moskës.

Gjatë bisedës, Putin i referohet deklarimeve të Bushit se Rusia nuk ishte armike e Shteteve të Bashkuara, duke e përdorur këtë si argument për afrimin me Aleancën Atlantike.

“Rusia është evropiane dhe multi-etnike, ashtu si Shtetet e Bashkuara. Mund ta imagjinoj veten duke u bërë aleatë”, thuhet në transkript.

Putin thekson se Moska ndihej e përjashtuar nga NATO dhe vë në pikëpyetje arsyet e zgjerimit të saj.

Ai kujton se Bashkimi Sovjetik kishte aplikuar për anëtarësim që në vitin 1954 dhe argumenton se kushtet që atëherë kishin çuar në refuzim tashmë ishin përmbushur.

Në këtë kontekst, ai sugjeron se Rusia mund të bëhej aleate e Aleancës, ndërsa Bush i përgjigjet shkurtimisht: “Kjo është interesante”.

Në të njëjtën bisedë, Putin përjashton kategorikisht mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke përmendur përbërjen etnike të vendit dhe kundërshtimin e një pjese të popullsisë.

Ai e përshkruan Ukrainën si një shtet të krijuar artificialisht, narrativë që do të përsëritej edhe në vitet pasuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia

Rusia ka raportuar se ka rrëzuar 660 dronë gjatë natës, ndërsa Ukraina vazhdon një sulm ajror që po e tendos mbrojtjen ajrore dhe infrastrukturën energjetike...
14:26 | 26/06/2026

Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

Autoritetet franceze kanë njoftuar ndalimin e konsumit dhe shitjes së alkoolit në publik në Paris, në një përpjekje për të lehtësuar presionin mbi spitalet e...
14:25 | 26/06/2026

Lavrov kundërshton Rubion: Putini dhe Trumpi arritën një mirëkuptim në Alaska për paqen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri thirrje të premten për “sqarim” të rolit të SHBA-së në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë....
14:19 | 26/06/2026