Vazhdon fluksi në Kakavijë, emigrantë kthehen për festat e fundvitit
Në Stacionin Kufitar të Kakavijes vazhdon fluksi i lëvizjes në të dyja anë e kufirit.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24-orëve të fundit në këtë doganë kanë kaluar 7472 shtetas në hyrje- dalje, nga të cilët 5300 në hyrje dhe 2172 në dalje, si dhe 2340 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 1607 në hyrje dhe 733 në dalje.
Kjo periudhë fundviti, përkon me kthimin e emigrantëve shqiptarë në vendlindje për të kaluar festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Aktualisht, Policia Kufitare në Kakavije ka marrë masat për evitimin e radhëve të pritjes në sportelet e dokumentave.
Gjithashtu, është rritur prania e efektivëve blu për garantimin e sigurisë publike në mjediset e kësaj dogane dhe për goditjen e ngjarjeve kriminale në vijën kufitare me shtetin grek.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë