“Mbaj përgjegjësi të plotë”, kreu i LDK Lumir Abdixhiku pranon humbjen në zgjedhjet parlamentare

28 Dhjetor 2025 | 21:58

Pas mbylljes së votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ishte kandidat për kryeministër, doli në një konferencë për shtyp ku pranoi humbjen në zgjedhje dhe uroi fituesin.

Abdixhiku tha se ky është vullneti i popullit dhe theksoi rëndësinë e respektimit të verdiktit qytetar:

“Ne duhet të respektojmë verdiktin e popullit. Nuk kam arritur ta çoj LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kam ndërtuar ekip me njerëzit më të mirë dhe kemi bërë program, por ky është verdikti i qytetarëve dhe para këtij verdikti përulemi të gjithë. Kështu funksionon demokracia. Qytetari ka gjithmonë të drejtë dhe gjithmonë duhet ta mbajmë mend se LDK ka qenë dhe mbetet shtëpia e demokracisë së Kosovës. LDK ka nevojë për unitet dhe reflektim të thellë. Duhet të hapet më shumë dhe të rinovohet guximshëm. Si kryetar, do të thërras Kuvendin e LDK-së, ku para tij do të shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësinë time”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë

Dy shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshime për krime lufte kundër popullësisë civile shqiptare në Kosovë. Mediat në...
10:04 | 28/07/2026

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026