Albin Kurti shpall fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

28 Dhjetor 2025 | 22:32

Pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për shtyp ku shpalli fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e konsideruar këtë si një nga fitoret më të mëdha në historinë e vendit.

Kurti theksoi se, sipas rezultatit, është koha që institucionet të krijohen sa më shpejt dhe të nisë puna për projektet e ardhshme:

“Më 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Kjo është fitorja më e madhe në historinë e vendit. Rezultati na tregon qartë se duhet të ecim përpara pa vonesa, të krijojmë institucionet sa më shpejt dhe të vazhdojmë punën e mirë dhe projektet e metejshme. Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet e mira që do t’i procedojmë dhe për interesin publik të qytetarëve”, tha Kurti.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të vendit, ai tha se fillimisht do të bisedojë me presidenten Vjosa Osmani, mandati i së cilës skadon në prill të vitit 2026, e më pas edhe me partitë e tjera në Kuvend.

Nuk do të vonohemi që të trajtojmë edhe këtë çështje. Duhet të bisedojmë edhe me opozitën për çështjen e presidentes apo presidentit të ardhshëm. Siç e kam thënë edhe mbrëmë në RTK, paraprakisht do të ulem dhe do të bisedoj me presidenten aktuale dhe më pastaj do të ndërmarrim edhe hapat e ardhshëm. Të ecim përpara bashkë, sepse dihet se si për marrëveshjet ndërkombëtare ashtu edhe për zgjedhjen e presidentit është e nevojshme të qëndrojnë së paku 80 deputetë në sallë, edhe nëse votojnë kundër. Ky nuk është hapi as i dyti, por i treti: paraprakisht certifikimi i rezultateve, që do të na bëjë të qartë përbërjen e saktë të legjislaturës së dhjetë të konstituar. Të negocioni dhe t’iu jepni atyre janë gjëra të ndryshme, nuk mund të përdoren si sinonime, aq më pak në të njëjtën fjali. Natyrisht se duhet të bisedojmë me opozitën për çështjen e presidentit, por paraprakisht duhet të bisedojmë për marrëveshjet ndërkombëtare. Ato do të jenë një test i rëndësishëm për bashkëpunimin qeveri–opozitë në katërvjeçarin e ardhshëm”, theksoi ai.

Ai u pyet edhe për bashkëpunimin me Shqipërinë, ku tha se janë të interesuar ta rrisin bashkëpunimin me shtetin shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë

Dy shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshime për krime lufte kundër popullësisë civile shqiptare në Kosovë. Mediat në...
10:04 | 28/07/2026

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026