Rriten shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 34 mln euro mall

29 Dhjetor 2025 | 17:04

Tregu i lodrave të fëmijëve, zë një vend të rëndësishëm në buxhetin e familjeve shqiptare, të cilët gjatë festave të fundvitit shpenzojnë më shumë.

E lidhur me plotësimin e dëshirave dhe kënaqësinë e fëmijëve, lodrat e sjella këtë vit kushtojnë deri në fund të muajit nëntor, 34 mln euro.

Të dhënat e nxjerra nga Doganat, tregojnë se gjatë periudhës janar-nëntor, është importuar sasi e madhe e lodrave, ndërsa blerja dhe shpërndarja e tyre bëhet këtë muaj, si pjesë e traditës së festave për të bërë dhurata.

Në krahasim me vitin e kaluar janë blerë më shumë lodra pasi importet në peshë janë rritur, ndërkohë që në çmim, ato janë blerë më lirë. Pra, rritja e volumit është shoqëruar me ulje të çmimit mesatar për njësi.

Shifrat tregojnë se Kina mbetet shteti kryesor nga i cili importojmë, me 80% të sasisë, ndjekur nga Turqia dhe Italia me 4.8% dhe 4.5% të vëllimi. Ndërkohë, tregu është furnizuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia.

Ndërkohë, Kina është furnizuesi më i madh i lodrave edhe në Bashkimin Europian me 80% të importeve të lodrave, ndjekur nga Vietnami me 6% dhe Britania e Madhe me 3%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026