Vendet evropiane që përdorin më shumë inteligjencën artificiale

29 Dhjetor 2025 | 17:55

Miliona njerëz në mbarë Evropën tashmë përdorin mjete të inteligjencës artificiale si ChatGPT, Gemini dhe Grok.

Në Bashkimin Evropian, rreth një e treta e njerëzve të moshës 16–74 vjeç kanë përdorur mjete të inteligjencës artificiale të paktën një herë në vitin 2025, sipas Eurostat.

Megjithatë, përdorimi i Gen AI ndryshon shumë nga një vend në tjetrin. Në 33 vende evropiane, përdorimi i këtyre mjeteve varion nga 170 për qind në Turqi deri në 56 për qind në Norvegji. Brenda BE-së, përqindja shkon nga 18 për qind në Rumani deri në 48 për qind në Danimarkë.

Të paktën dy në pesë persona kanë përdorur mjete të Gen AI në 13 vende gjatë tre muajve para anketës së Eurostat për vitin 2025. Këto vende përfshijnë: Zvicrën (47%), Estoninë (47%), Maltën (46%), Finlandën (46%), Irlandën (45%), Holandën (45%), Qipron (44%), Greqinë (44%), Luksemburgun (43%), Belgjikën (42%) dhe Suedinë (42%).

Përdorimi i inteligjencës artificiale në Evropë tregon një ndarje të qartë veri–jug dhe perëndim–lindje. Vendet nordike dhe ato më të zhvilluara dixhitalisht kryesojnë, ndërsa Evropa Perëndimore ka performancë të mirë por të pabarabartë. Vendet e Evropës Jugore, Qendrore dhe Ballkanike mbeten pas.

Në vendet me përdorim të ulët, shumë njerëz nuk e përdorin inteligjencën artificiale sepse nuk e dinë që ekziston ose nuk dinë si ta përdorin.

Mesatarisht në BE, 25 për qind e njerëzve përdorën mjete të inteligjencës artificiale për arsye personale, ndërsa 15 për qind i përdorën për punë. Në çdo vend, përdorimi personal është më i lartë se ai profesional, megjithëse diferenca ndryshon ndjeshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026