Ujësjellës Kanalizime Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë! 48 orët e para të mos përdoret për konsum

30 Dhjetor 2025 | 10:03

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me përfundimin e riparimit të dëmit në tubacionin 1000 mm. Ujësjellësi thekson se riparimi ka përfunduar dhe sistemi është vënë në punë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Gjithashtu ka nisur furnizimi me uji në disa zona teksa ujësjellësi thekson se pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet pasditen e sotme. Ujësjellës ka bërë thirrje që uji për 48 orët e para të mos përdoret për komsum dhe gatim.

“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë. Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit.

Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë. Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.

Ne keto kushte kërkojmë mirëkuptimin tuaj që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim.

Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026