Liverpool shkarkon trajnerin e goditjeve të standardeve pas rezultateve të dobëta
Liverpool ka konfirmuar largimin e Aaron Briggs (38), asistent i trajnerit Arne Slot dhe përgjegjës për goditjet standarde. Klubi njoftoi se Briggs largohet “me mirënjohjen dhe urimet më të mira të të gjithëve”.
Ky ndryshim vjen pas një sezoni problematik në këtë aspekt, ku Reds janë ndër ekipet më të dobëta në Angli dhe Evropë sa i përket golave të pësuar nga goditjet standarde. Sipas statistikave të Opta, Liverpool ka pësuar 12 gola nga këto situata (përjashtuar penalltitë), 7 prej të cilave nga goditjet nga këndi, duke ndarë vendin e fundit në ligë me Bournemouth dhe Nottingham Forest.
Problemet vazhdojnë edhe në sulm: skuadra ka shënuar vetëm tre gola nga goditjet standarde në kampionat, duke regjistruar përqindjen më të ulët të golave nga këto situata në Premier League këtë sezon, vetëm 10.3%.
Briggs, ish-analist i Manchester City dhe ish-asistent i Niko Kovac në Monaco dhe Wolfsburg, iu bashkua Liverpoolit në korrik 2024 si trajner i zhvillimit të lojtarëve dhe më pas mori përgjegjësinë për goditjet standarde. Pas largimit të tij, Liverpooli ende nuk ka njoftuar pasardhësin.
Trajneri Arne Slot kishte theksuar rëndësinë e goditjeve të standardeve pas fitores 2-1 kundër Wolves, duke pranuar se statistikat e dobëta e kishin vënë skuadrën në një pozicion zhgënjyes në tabelë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)