Kurti uron Vitin e Ri: I nderuar për besimin që më keni dhënë! Jam zotuar para jush për siguri dhe begati

31 Dhjetor 2025 | 21:40

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, ka falënderuar ata për “besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme”.

Kurti premtoi për formim të qeverisë së re “pa humbur kohë” duke thënë se do të bëhet “miratimi i buxhetit, miratimi i ligjit për çmimet tavan, pagën e 13-të për shërbyesit civil, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së, pakon për përmballje me inflacionin…etj”.

Kurti foli edhe për përballjen e vendit me katër palë zgjedhje gjatë 2025-ës, duke theksuar se kaluan “pa incidente e me rezultate të pranuara nga të gjithë”.

“Kosova më nuk ka nevojë ta kalojë testin e demokracisë”, është shprehur Kurti.

“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë”, ka shkruar ai nder te tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026