Me dorën mbi ‘Kuran’, Mamdani betohet si kryetar bashkie i Nju Jorkut

1 Janar 2026 | 10:50

 Zohran Mamdani është zyrtarisht kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut prej disa orësh tashmë. Emigranti 34-vjeçar ugandan ka bërë tashmë histori si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit, kryebashkiaku i parë nga Azia Jugore dhe kryebashkiaku më i ri që mban këtë detyrë të lartë në më shumë se një shekull.

Ceremonia e betimit të tij ishte shumë simbolike: Ai u betua pak pas mesnatës gjatë një ceremonie private me gruan e tij, artisten Rama Duvaji. Prindërit e tij, regjisorja Mira Nayyar dhe Mahmud Mamdani, profesor në Universitetin e Kolumbias, ishin gjithashtu të pranishëm.

Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, të cilën Mamdani e ka përshkruar si një “frymëzim politik”, dha betimin e tij të detyrës. Mamdani u betua në platformën e stacionit të vjetër të metrosë së Bashkisë, poshtë Parkut të Bashkisë në Manhattan. Betimi u bë mbi Kuranin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026