5 ditë zie kombëtare, autoritetet zvicerane: Zjarri në Crans-Montana nisi nga fishekzjarrët në shishet e shampanjës
Hetimi nga autoritetet e kantonit të Valais, në Zvicër po vazhdon intensivisht pas zjarrit vdekjeprurës në barin Le Constellation në natën e Vitit të Ri ndërsa policia që po jep gradualisht përgjigje për pyetjet thelbësore që kanë lindur.
Në përditësimin e fundit, mesditën e së premtes, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se skenari kryesor për fillimin e zjarrit konsiderohet të jenë fishekzjarrët e bashkangjitur në shishet e shampanjës.
Nga ana e tij, komandanti i Policisë së Valais, Frédéric Giller, deklaroi se që nga momenti i parë shërbimet kanë punuar pa u lodhur “për të ofruar përgjigje legjitime dhe të qarta” pas tragjedisë.
Sipas shifrave zyrtare të paraqitura mesditë të së premtes, numri i të plagosurve është 119, nga të cilët 113 janë identifikuar zyrtarisht. Nga këta, 71 janë zviceranë, 14 francezë, 11 italianë, katër serbë, një boshnjak, një belg, një luksemburgas, një polak dhe një portugez, ndërsa kombësia e 14 të plagosurve nuk është përcaktuar ende. Numri i të vdekurve mbetet në 40.
“Procesi zyrtar i identifikimit po përparon me shpejtësi të plotë”, theksoi Giller. Gjithashtu u raportua se 50 nga të plagosurit do të transferohen në spitale në vendet evropiane të dielën.
I njëjti numër viktimash, “rreth 40 të vdekur”, u përsërit edhe nga Presidenti i Këshillit të Shtetit, Matthias Reinhard, duke sqaruar se deri më tani nuk ka ndonjë përditësim të ri. Ai gjithashtu falënderoi publikisht stafin e spitalit Sion, duke vënë në dukje se shumë punonjës kishin ndërprerë lejen e tyre për të ndihmuar në menaxhimin e të plagosurve dhe urgjencave. Së fundmi, ai vuri në dukje se flamujt ishin ulur në gjysmë shtizë në të gjitha ambasadat zvicerane në të gjithë botën.
Nga ana e saj, Prokurorja e Përgjithshme Beatrice Pilou tha se rreth 30 persona janë përfshirë aktivisht në procesin e hetimit. “Prioriteti ynë absolut mbetet identifikimi i viktimave, në mënyrë që familjet të mund të fillojnë procesin e zisë”, tha ajo.
Lidhur me shkaqet e zjarrit vdekjeprurës, Pilou tha se “hetimi është duke vazhduar. Mund t’ju siguroj se Zyra e Prokurorit po bën gjithçka që është e mundur për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Po shqyrtojmë hipoteza të ndryshme. Supozojmë se zjarri u shkaktua nga fishekzjarrë të vendosur në shishe shampanje. Prej andej, zjarri u përhap në tavan”.
Siç raportohet, dy menaxherët francezë të barit janë marrë tashmë në pyetje. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu rinovimet që ishin kryer në bar. “Po shqyrtojmë gjithashtu materialet që u përdorën”, theksoi ajo. Daljet e emergjencës, fikësit e zjarrit dhe kapaciteti i barit janë gjithashtu nën hetim. Ende nuk është e qartë nëse do të ngrihen akuza penale kundër ndonjë individi, por është e mundur që të nisë një hetim për vrasje të paqëllimshme.
Zvicra ka shpallur pesë ditë zie pas zjarri që përfshiu një bar të njohur në vendpushimin e skive Crans-Montana në natën e Vitit të Ri, duke vrarë 40 persona dhe plagosur 119 të tjerë.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane