Shpëtoi 10 persona nga zjarri në Zvicër, 50-vjeçari hero përshkruan momentet kritike

3 Janar 2026 | 09:06

Një baba në Zvicër ka përshkruar se si një telefonatë nga vajza e tij në natën e Vitit të Ri e alarmoi atë dhe sesi ai u shpëtoi jetën 10 personash. 55-vjeçari, Paolo Campolo shpjegoi se mbërritja me vonesë e vajzës së tij 17-vjeçare për numërimin mbrapsht të Vitit të Ri në barin Le Constellation në Crans Montana rezultoi vendimtare në ndihmën e njerëzve të bllokuar në flakë.

Duke folur nga spitali në Sion, ku po trajtohet për probleme serioze të frymëmarrjes nga thithja e tymit, ai tha se vajza e tij Paolina, e cila ndjek një shkollë të mesme në Gjenevë, por ishte në shtëpi për festat, do të takonte të dashurin e saj në klubin e natës të famshëm dhe luksoz.

Ajo u vonua, pasi ndaloi në shtëpinë e babait të saj për t’a përshëndetur, për të ngitur një dolli së bashku dhe për të prerë panettone-n.

“Ishte faji ynë që u vonuam, ajo duhet të kishte qenë në klub deri në mesnatë. Sot mund ta them pa asnjë ekzagjerim, kjo vonesë i shpëtoi jetën”, tha ai.

Paolina nuk pati kohë të hynte në barin Le Constellation në Crans, ndryshe nga partneri i saj, i cili kishte hyrë tashmë në lokal.

Rreth orës 1:20 të mëngjesit, 17-vjeçarja telefonoi të atin duke kërkuar ndihmë. Ai, duke parë flakët nga shtëpia e tij, e cila është pak larg, vrapoi drejt lokalit Le Constellation me fikësen e tij të zjarrit.

Duke kujtuar atë agim, Paolo tha se flakët nuk ishin më aq të larta, por kishte tym të dendur e të zi kudo.

“Djegia ishte jashtëzakonisht e shpejtë dhe e dhunshme, zgjati vetëm disa minuta. Pastaj u ndal. Por nuk kishte më oksigjen brenda. Dhe kjo është ajo që shkaktoi tragjedinë”, theksoi ai.

Ai kujtoi gjithashtu se e kishte parë Paolinën jashtë ndërtesës në shok duke pritur partnerin e saj të dilte nga kaosi.

“Ai ishte pikërisht pas derës. Arriti të dilte para syve të saj. Ai u shpëtua fjalë për fjalë për disa sekonda, por tani është në spital në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë në Bazel, me djegie të gjera”, tha Paolo.
“Vajza ime u shpëtua falë një zinxhiri të pabesueshëm ngjarjesh. Nëse do të kishte ndodhur pak më herët ose pak më vonë, historia do të kishte qenë krejtësisht ndryshe,” theksoi ai.

“Arrita të hyja me forcë dhe kështu arrita të shpëtoja dhjetë të rinj. Kishte shumë italianë atje… Përmes dritareve mund të shihja këmbë dhe krahë. Trupa të shtrirë në dysheme”, tha ai.

Nga njerëzit që nxori, ai kujtoi se disa ishin të dehur por të plagosur, disa rëndë. Përveç të huajit që e ndihmoi, Paolo shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për bizneset lokale dhe profesionistët në komunitet që u mobilizuan menjëherë për të ndihmuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026