Trump pas operacionit në shtëpinë e Maduros: Manovra ushtarake ishte e mahnitshme, si një shfaqje televizive

3 Janar 2026 | 15:42

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas operaconit që ushtria amerikane bëri këtë të shtunë në shtëpinë e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro. Trump ka folur për Fox News duke e përshkruar bastisjen si një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Sipas Trump, ai ka marrë informacion nga njerëzit e ushtrisë që nuk ekziston asnjë vend tjetër në botë ku mund të realizohet një manovër e tillë.

“Më është thënë nga njerëzit e ushtrisë se nuk ka asnjë vend tjetër në Tokë që të realizojë një manovër të till. E pashë sikur të isha duke parë një program televiziv. Ishte një gjë e mahnitshme. Shtëpia e tij kishte dyer çeliku dhe një hapësirë ​​sigurie me çelik të fortë përreth. Ai u përpoq të hynte brenda, por u sulmua aq shpejt sa nuk ia doli. Ne do ta bënim këtë katër ditë më parë, por motivi nuk ishte i zbuluar, motivi duhet të jetë i hapur. Në thelb, thashë, duhet të dorëzohesh. Duhet të dorëzohesh. Kam pasur diskutime. Në fakt, fola vetë me të. Ai tha jo”, është shprehur Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, ndodhen në bordin e një anijeje luftarake amerikane.

Trump i tha Fox News se çifti po transportohet me anijen luftarake USS Iwo Jima drejt New York, ku pritet të përballen me ndjekje penale.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshkruar edhe momentin e kapjes së Nicolás Maduro. “Ai ndodhej në një shtëpi që ishte më shumë si një fortesë sesa një banesë. Kishte dyer çeliku, kishte atë që e quajnë një hapësirë sigurie, e ndërtuar tërësisht me çelik të fortë. Ai po përpiqej të hynte aty, por u kap aq shpejt, sa nuk ia doli”, tha Trump.

Duke folur për zhvillimet e disa javëve më pare, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar: “Në fund ai (Maduro) donte të negocionte, por unë nuk doja negociata. I thashë: ‘Jo, duhet ta bëjmë’. Ai u përpoq fort të arrinte një marrëveshje; unë thashë jo.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026