Pas arrestimit të Maduro-s, Delcy Rodriguez emërohet presidente e përkohshme e Venezuelës

4 Janar 2026 | 08:17

Gjykata e Lartë e Venezuelës urdhëroi zëvendëspresidenten Delcy Rodríguez të marrë përsipër detyrat dhe kompetencat e presidentit, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s nga Shtetet e Bashkuara.

Vendimi u njoftua vonë të shtunën, në orët e para të së dielës, me përfundimin se Maduro ndodhet në një “paaftësi thelbësore dhe të përkohshme për të ushtruar detyrat e tij”.

Rodríguez do të “marrë dhe ushtrojë, si presidente në detyrë, të gjitha pushtetet, detyrat dhe kompetencat që rrjedhin nga posti i presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjes së plotë të vendit”, sipas urdhrit, i cili u lexua nga gjyqtarja Tania D’Amelio gjatë një seance të transmetuar nga televizioni shtetëror VTV.

Kushtetuta e Venezuelës përcakton se, në rast të mungesës së përkohshme ose përfundimtare të presidentit, zëvendëspresidenti duhet ta zëvendësojë atë.

Ndërkohë, kujtojmë që ditën e djeshme presidenti i venezuelës, Nicolas Maduro u arrestua nga forcat amerikan, një operacion i urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Së bashku me Maduron u arrestua dhe bashkëshortja e tij.

Maduro akuzohet për një sërë veprash:  Komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi,  përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës, komplot për përdorimin e armëve të rënda dhe  Konfiskim pasurie (forfeiture).

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes të së dielës, Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, mbërriti në Bazën Ajrore të Gardës Kombëtare Stewart në shtetin e Nju Jorkut për t’u dorëzuar te autoritet e drejtësisë amerikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026