Tentoi të kalonte lumin, humbet jetën 66-vjeçari në Klos

4 Janar 2026 | 11:00

Një burrë ka humbur jetën në Klos pasi është mbytur gjatë tentativës për të kaluar lumin Mat. Sipas raportimeve nga policia, njarja ka ndodhur në fshatin Fshat ku dyshohet se 66-vjeçari, gjatë tentativës për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 66-vjeçarit është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Si rezultat, mëngjesin e sotëm, në rrjedhën e lumit Mat, në fshatin Fshat, u gjet trupi i pajetë i shtetasit Xh.Zh., 66 vjeç. Nga veprimet paraprake të kryera, dyshohet se 66-vjeçari, gjatë tentativës për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026