U konfliktuan me njëri-tjetrin, plagoset me thikë një 24-vjeçar, në pranga autori në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës këtë të dielë ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë një 24-vjeçar.
Sipas raportimeve nga policia, është arrestuar shtetasi A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, i cili ka plagosur shtetasin E. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Po në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur, por nuk ka kallëzuar në Polici.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta