Arsenal merr fitoren e radhës në kampionat, mposht Bournemouth 3-2

4 Janar 2026 | 14:00

Arsenali e ka nisur vitin 2026 me fitore në transfertë përballë Bournemouth. Skuadra e Mikel Artetës triumfoi në shifrat 3-2, ndërsa udhëheq garën në kampionatin anglez.

Viti i ri, por Arsenal i vjetër, por këtë herë në aspektin pozitiv, pasi topcinjtë e nisën mbarë 2026-ën, ashtu siç mbyllën atë parardhës. 3 pikë të artë për të besuarit e Mikel Artetës që mbeten në krye të Premier League angleze, ndërsa mposhtën Bournemouth në transfertë. Një skuadër që në vitet e fundit ka mposhtur jo pak skuadra të mëdha, por Arsenal i këtij viti është tjetër nivel. Londinezët e nisën jo mirë këtë sfidë, ku pas një gabimi të Gabriel, Evanilson kaloi përpara të tijët.

Do të ishte qendërmbrojtësi brazilian që do të shlyente gabimin dhe ktheu ekuilibrat. Në pjesën e dytë, Arsenal gjeti avantazhin për herë të parë me Rice, i cili realizoi dhe një herë tjetër për 1-3. Në vijim, Bournemouth provoi me Kroupi, por vetëm aq me duelin që u mbyll 3-2 për topcinjtë. 48 pikë në 20 javë, askush si Arsenal këtë sezon në Angli, duke u afruar edhe më tepër me titullin, megjithatë ka dhe shumë ndeshje në dispozicion.

Wolves, Brighton dhe Aston Villa po ashtu morën 3 pikë të shtunën, me këta të fundit që afrohen edhe më tepër me kryesuesit. Skuadra e udhëhequr nga Unai Emery ka 42 pikë në 20 ndeshje të zhvilluara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026