Shkrumbohet një banesë në Elbasan, dyshimet e para për shkaqet e zjarrit

4 Janar 2026 | 14:01

Një shtëpi është shkrumbua plotësisht nga zjarri në fshatin Murras, në Elbasan. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por tre banorët e saj kanë mbetur pa strehë, duke u përballur tashmë me pasojat e rënda të humbjes së banesës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike në pajisjet elektro-shtëpiake, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar nga çatia prej druri dhe veshja e jashtme e banesës me polisterol.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë e vështirë për shkak të terrenit malor dhe largësisë gjeografike. Një ditë më parë, dy shtëpi u dogjën totalisht në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Zjarri nisi në njërën prej banesave ku jetonte një person dhe më pas u përhap edhe në një shtëpi tjetër të pabanuar. Ndërtesat, të vjetra dhe kryesisht me çati druri, u përfshinë lehtësisht nga flakët, ndërsa zjarrfikësit u përqendruan në shpëtimin e banesave ngjitur, të cilat rrezikuan seriozisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026