David Beckham nis 2026-ën me mesazh paqeje për djalin e tij Brooklyn
David Beckham duket se po e nis vitin 2026 me një mesazh afrimi ndaj djalit të tij të madh, Brooklyn, me të cilin marrëdhëniet raportohet se kanë qenë të tendosura prej disa muajsh.
Familja Beckham ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, veçanërisht për shkak të zërave për tensione mes çiftit britanik dhe Brooklyn-it.
Teksa ish-futbollisti ndau në rrjetet sociale momentet kryesore të vitit 2025 dhe urimet e tij për vitin e ri, mungesa e Brooklyn-it në fotot familjare nuk kaloi pa u vënë re. Në postim shfaqej bashkëshortja e tij, Victoria, së bashku me fëmijët e tjerë: Cruz, Romeo dhe Harper, por jo Brooklyn.
Megjithatë, David Beckham zgjodhi t’i dërgonte një mesazh të veçantë djalit të tij, duke publikuar në Instagram Stories një foto bardh e zi, ku shihet përkrah Brooklyn-it, në një moment nga vitet e adoleshencës së tij.
Në mbishkrimin e fotos, Beckham theksoi dashurinë për fëmijët e tij me fjalët: “Ju dua shumë të gjithëve”. Postimi u pasua edhe nga imazhe të tjera të ish-futbollistit me fëmijët e tij, duke dhënë sinjale për një frymë pajtimi në nisje të vitit të ri.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta