Deklaratat e Trump për Groenlandën, udhëheqësit evropianë mbështesin Danimarkën
Udhëheqësit nga fuqitë e mëdha evropiane shprehën mbështetje për Danimarkën dhe Groenlandën të martën në një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ishulli Arktik u përket popullit të tij, pas interesit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të marrë territorin danez.
“Groenlanda u përket popullit të saj. Është detyrë e Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën”, thuhej në deklaratën e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë dhe Danimarkës.
Udhëheqësit thanë se siguria në Arktik duhet të arrihet kolektivisht me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
“NATO e ka bërë të qartë se rajoni i Arktikut është një përparësi dhe aleatët evropianë po përparojnë. Ne dhe shumë aleatë të tjerë kemi rritur praninë, aktivitetet dhe investimet tona, për ta mbajtur Arktikun të sigurt dhe për të penguar kundërshtarët”, thuhet në deklaratë.
Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë Groenlandën të dielën përsëriti interesin e tij duke thënë se SHBA ka nevojë për Groenlandën.
Vendndodhja strategjike e ishullit midis Evropës dhe Amerikës së Veriut e bën atë një vend kritik për sistemin amerikan të mbrojtjes nga raketat balistike. Pasuria e tij minerale përputhet gjithashtu me ambicien e Uashingtonit për të zvogëluar varësinë nga eksportet kineze.
Studimi: Chatbot-et e inteligjencës artificiale japin këshilla të pasakta dhe të pabesueshme për votuesit
Franca bën thirrje: Të ndalohet importimi i produkteve nga vendbanimet ilegale në BE
Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor
- 10:48 Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
- 10:32 Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera
- 10:23 Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj
- 10:23 Rama për Paketën e Maleve: Shitet si akt tradhtie, mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë
- 10:14 Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
- 09:55 U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin