Chelsea interesohet për Vini Jr, ka gati ofertën për Real Madrid

6 Janar 2026 | 17:31

Një plan i vështirë për tu realizuar, por jo i pamundur është ai i Chelsea-s, që dëshiron të transferojë në Stamford Bridge një ndër lojtarët më të mirë të botës, brazilianin Vini Jr.

Situata e këtij të fundit në Madrid nuk është pozitive dhe shpesh është përfolur për një largim të mundshëm, ndërsa interesi ka qenë i madh. Arabia Saudite gjithmonë është aty për ta bërë të vetin sulmuesin anësor, por ky i fundit ka deklaruar se është ende herët për të braktisur Evropën.

Në këtë moment, Chelsea ka gati 160 milionë euro për presidentin Perez dhe një pagë të kënaqshme për Vini Jr, i cili në vitin 2025 nuk është se ka bërë aq mirë sa më herët. Megjithatë braziliani mbetet një ndër lojtarët më të preferuar në botën e futbollit.

Në rast se 25-vjecari do të pranonte, po ashtu dhe klubi i galaktikëve, atëherë do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë i blerë nga një ekip i Premier League. Kjo gjë pak gjasa ka që të ndodhë pasi Reali nuk dëshiron ta lërë të largohet, duke mos përsëritur gabimin me CR7 që kaloi në Torino te Juventus vite më herët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026