Shtëpia e Bardhë: SHBA-të diskutojnë mundësitë për të blerë Groenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë

6 Janar 2026 | 22:16

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump ka diskutuar “një sërë opsionesh” për të blerë Groenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë amerikane.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë i tha BBC-së se Trump e kishte bërë të qartë se blerja e Grenlandës ishte një “prioritet i sigurisë kombëtare”.

“Presidenti dhe ekipi i tij po diskutojnë një sërë opsionesh për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe, sigurisht, përdorimi i ushtrisë amerikane është gjithmonë një opsion në dispozicion të Komandantit të Përgjithshëm”, tha Shtëpia e Bardhë.

Kjo vjen pasi Trump tha përsëri në fundjavë se SHBA-të “kishin nevojë” për Groenlandën – një rajon gjysmë-autonom i Danimarkës, një anëtare tjetër e NATO-s – për arsye sigurie.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi të hënën se një sulm nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026