‘Ligji anti-Navalny’, Putin ndalon në zgjedhje anëtarët e organizatave të cilësuara ekstremiste ose terroriste
Presidenti rus, Vladimir Putin ka firmosur ligjin e ashtuquajtur ‘ligji Anti-Navalny’, i cili ndalon themeluesit e organizatave të cilësuara nga autoritetet ruse si ekstremiste ose terroriste të kandidojnë në zgjedhje për një periudhë prej pesë vjetësh.
Anëtarët ose punonjësit e tjerë të organizatave të tilla do të përballen me një ndalim tre-vjeçar.
Masa duket të jetë një përpjekje për të neutralizuar Fondacionin Kundër Korrupsionit të opozitarit Navalny, të cilin autoritetet ruse po kërkojnë ta shpallin ekstremist përpara zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen në shtator.
Ndërkohë Navanly ndodhet në burg, pasi një gjykatë në Moskë dënoi në shkurt me 3.5 vite për akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht, ndërsa ishte duke u rikuperuar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor.
Ai ka fajësuar për sulmin me agjent nervor presidentin Vladimir Putin, por Kremlini e mohon me forcë këtë.
Arrestimi i Navanly shkaktoi demonstrata masive në të gjithë Rusinë në fund të janarit dhe fillim të shkurtit, në të cilat autoritetet arrestuan mijëra protestues.
LEXONI GJITHASHTU:
Alexei Navalny përshkruan të ushqyerit me forcë në burg, kërkon mjekun e tij
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti