Situatë kritike në ish-Kënetë, shtëpitë ende të përmbytura në Durrës
Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë vendin tonë solli probleme të shumta me përmbytjet në disa qytete, duke vijuar edhe ditën e sotme. Gjirokastra, Durrësi dhe Lezha janë qytetet që kanë situatën më të rëndë për shkak të prurjeve të mëdha të reshjeve.
Ndërkohë, gazetarja e Euronews Albania, Lorida Mani, nga Durrësi, për situatën në qytet ditën e sotme tha se reshjet e shiut kanë paralizuar jetesën për banorët. Sakaq, ajo theksoi se situata vijon të jetë kritike në zonën e ish-Kënetës, në Spitallë dhe në Nishtullë.
“Banorët e ish-Kënetës nuk kanë pasur ndihma nga shërbimet emergjente apo qoftë nga forcat ushtarake, ndërkohë uji vazhdon të jetë në lagje dhe brenda banesave. Për sa i përket situatës në Spitallë dhe Nishtullë, edhe aty vijon të jetë problematike, ndërsa në rrugët e qytetit situata ka shkuar drejt normalizimit dhe uji është tërhequr. Mëngjesin e sotëm ka shkuar drejt normalizimit aksi kombëtar Tiranë-Durrës, ku ditën e djeshme ka qenë situata serioze, ku u shkaktua dhe trafik i rëndë. Gjithashtu, trafiku vijoi edhe në rrugët e qytetit. Ndërkohë, procesi mësimor është pezulluar edhe ditën e sotme nga çerdhet deri te universitetet”, u shpreh gazetarja.
Ndërkohë, situatë e rëndë për Durrësin u shënua edhe ditën e djeshme, ku për shkak të prezencës së madhe të reshjeve, përveç përmbytjeve të shtëpive dhe bizneseve, situatë emergjente u regjistrua edhe në Burgun e Durrësit. Si pasojë, rreth 800 banesa u prekën nga prezenca e ujit, ndërsa 180 persona u evakuuan për shkak të rrezikut. Si sot, ashtu edhe ditën e djeshme, u pezullua mësimi në të gjitha shkollat e qytetit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta