Vrasja e Xhemal Metës, Gjykata e Tiranës dënon me 25 vite burg Isuf Hasën
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka dënuar me 25 vite burgim të pandehurin Isuf Hasa, i cili vrau mikun e tij Xhemal Meta që ti vidhte një shumë parash. Ai u cilësua fajtor për akuzën “vjedhje me pasojë vdekjen”.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjergj të Tiranës në datë 13 Janar 2025. Viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi.
“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit I.H.,
Gjykata, pasi shqyrtoi rrethanat e çështjes, si dhe çmoi e vlerësoi në tërësi provat e administruara në seancë gjyqësore, duke ia nënshtruar ato rregullave të gjykimit si dhe dëgjoi në fazën e diskutimeve përfundimtare palët si vijon: Gjykata, në bazë të nenit 141 të Kodit Penal dhe nenet 383, 384, 406 të Kodit të Procedurës Penale;
VENDOSI:
1. Deklarimin fajtor të të pandehuri I. H. për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” të parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
2. Vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij dt. 15.01.2025 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
3. Sendet e sekuestruara me procesverbalet për sekuestrimin e sendeve dt. 15.01.2025, kartëmonedhat, t’i kthehen pronarit të ligjshëm, ndërsa 1 . me ., me ., të kalojë në favor të shtetit
4. Shpenzimet procedurale të kryera në fazën e hetimeve paraprake dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit, ndërsa shpenzimet për mbrojtësen e caktuar kryesisht, të paguhen nga shteti.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të tij. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.12.2025″, thuhet në njoftim.
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke