Mungesa e avokatit shtyn gjyqin për inceneratorin e Tiranës
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit është shtyrë edhe një herë gjykimi për dosjen e inceneratorit tëTiranës. Seanca u pezullua për shkak të mungesës së një prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve.
Të dënuarit nga Shkalla e Parë kanë ankimuar vendimin dhe prej muajsh çështja ka mbetur pa vendimmarrje në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 19 janar, në orën 10:00.
Sa i përket vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dosjen e inceneratorit të Tiranës janë dënuar Lefter Koka dhe Alqi Bllako, të cilët aktualisht ndodhen në liri, si edhe Taulant Tusha, Namik Samixhiu, Bledar Karolina, Fatjon Murati, Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku.
Ndërkohë, Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta