Situatë kritike nga përmbytjet në Novoselë, Vjosa arrin kuotën 8 metra

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
7 Janar 2026 | 15:27

Situata në Novoselë është bërë kritike në orët e pasdites së të mërkurës, pasi lumi Vjosë ka arritur kuotën 8 metra.

Autoritetet paralajmërojnë se orët në vijim do të jenë të vështira dhe bëjnë thirrje që të gjithë banorët e zonës të tregojnë kujdes maksimal.

Strukturat vendore janë në terren dhe po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa masat për garantimin e sigurisë së banorëve do të vijojnë të zbatohen gjatë gjithë kohës që lumi mbetet në nivele të larta.

Banorët u bëhet thirrje të shmangin zonat pranë ujërave dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Prej së martës, reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullim, veçanërisht në jug të Shqipërisë.

Në fshatin Vajzë të Vlorës, si pasojë e reshjeve të fundit, aksi rrugor Kotë–Sevaster ka pësuar një rrëshqitje dherash, duke u bllokuar plotësisht për qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026