Situata e rreshjeve në Berat: Përmbyten 15 banesa dhe një shkollë, evakuohen 6 familje

8 Janar 2026 | 11:04

Reshjet e shumta të shiut kanë përfshirë qarkun e Beratit, duke sjellë përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në disa zona. Zonat më të prekurat janë Dimali dhe Kuçova.

Në bashkinë Dimal, përmbytjet kanë përfshirë 15 banesa në lagjet “Dafina” dhe “Guri i Bardhë”, si dhe shkollën Muhamer Janina. Në fshatin Çiflik janë raportuar përmbytje në tokat bujqësore. Deri më tani janë evakuuar 6 familje, ndërsa në ndihmë janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura.

Ndërkohë, në bashkinë Kuçovë, lumi Osum ka dalë nga shtrati në fshatin Tapi, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha toke.

Autoritetet vendore dhe emergjencat civile ndodhen në terren për menaxhimin e situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026