Trump: Do ta qeverisim Venezuelën për një kohë të gjatë, do përdorim naftën dhe do ta importojmë
Donald Trump ka deklaruar se kontrolli që Shtetet e Bashkuara do të ushtrojnë ndaj Venezuelës mund të zgjasë për vite të tëra.
“Vetëm koha do ta tregojë”, ka thënë Trump, i intervistuar nga gazeta “Neë York Times”.
I pyetur nëse gjendja në fjalë do të zgjaste tre muaj, 6 muaj, një vit apo më shumë, presidenti amerikan është përgjigjur: “Druhem se do të jetë shumë më gjatë”.
“Do të rindërtojmë vendin në mënyrë të leverdishme. Do të përdorim naftën dhe do ta importojmë. Do të ulim çmimin e saj dhe do t’i japim Venezuelës të ardhura, për të cilat ka aq shumë nevojë”, ka thënë Trump.
Ndërkohë, detaje të reja kanë dalë në dritë mbi operacionin e fundjavës së kaluar të forcave speciale amerikane në Venezuelë, që çoi në kapjen e liderit të vendit, Nicolas Maduro.
Sipas të dhënave të fundit, bilanci i operacionit të operativëve të forcave Delta ka shkuar në 100 viktima.
“Deri tani janë 100 të vdekur dhe një numër i përafërt të plagosurish. Sulmi ndaj vendit tonë ishte i tmerrshëm”, ka deklaruar ministri i Brendshëm Diosdado Cabello.
Gjithashtu, ministri ka bërë të ditur se Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores mbetën të plagosur gjatë blicit të 3 janarit.
“Cilia u plagos në kokë dhe mori një goditje në trup, ndërsa i shoqi, Nicolas, u plagos në këmbë. Për fat të mirë, ata po e marrin veten nga plagët”, shtoi Cabello.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut