Zjarr i madh përfshinë një fabrikë dyshekësh në Gjakovë, shpëtojnë punëtorët
Pasditen e djeshme në lagjen Piskotë të Gjakovës, një fabrikën e dyshekëve është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve nga policia, zjarri ishte i përmasave të mëdha me zjarrfikësit të cilët ishin në vendin e ngjarjes për shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
“Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka thënë Sheremet Elezaj nga policia.
Sakaq, kompania e cila u përfshi nga flakët, në një njoftim publik ka bërë të ditur se punëtorët janë evakuuar me kohë dhe nuk ka ndonjë të lënduar.
Lidhur me zjarrin e ka reaguar dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
“Kjo është humbje për kompaninë, për Gjakovën dhe Kosovën. Edhe në këtë orë, zjarrëfikësit po luftojnë për ta mbrojtur një nga pjesët vitale të prodhimit që deri tani nuk është dëmtuar”, shkroi ditën e djeshme Gjini.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset