Niveli i ujit mbi 40 cm, vijon e bllokuar rruga në Obot! Situata në Bashkinë Shkodër e qëndrueshme

9 Janar 2026 | 09:46

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të evidentuara. Në Obot vazhdon të jetë e bllokuar rruga për mjetet e ulëta. Rruga është e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 40cm. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan. Në Dajç janë përmbytur 20 Ha, kryesisht në Pentar ndërsa në Velipojë vlerësohet se janë përmbytur 101 Ha.

Nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mësohet se mbeten të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.10 m, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 7.50 m.

Në Njësinë Administrative Dajç, kuota e ujit është 6.20 m. Rënia e prurjeve në lumenjtë Kir dhe Gjadër, mungesa e reshjeve të shiut dhe ulja e temperaturave po ndikojnë pozitivisht në stabilizimin e situatës hidrike në territor.

Mësohet se sipërfaqe totale e përmbytur janë 221 Ha. Gjithashtu bëhet me dije se nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe me prezencë uji në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026