Niveli i Vjosës ulet poshtë urës së Mifolit, oborret e banesave në 3 fshatra ende në ujë

9 Janar 2026 | 09:52

Në njësinë administrative Novoselë situata mëngjesin e kësaj të premteje është më e normalizuar. Niveli i Vjosës është ulur ndjeshëm. Prurjet nga Memaliaj dhe Përmeti janë më të pakta ç’ka rrit shpresën për përmirësim.

Problem mbetet uji në oborret e banesave në disa fshatra si Bishan, Mifol dhe Fitore por edhe në qendrën e njësisë në Novoselë. Ndërkohë niveli i Vjosës ndodhet poshtë urës së Mifolit. Kjo urë vijon të jetë ende e bllokuar për shkak të rrezikut nga prurjet por edhe inerteve apo baltës që gjendet në të.

Mësohet se janë evakuuar mbi 20 familje të tjera në zonë për shkak të prezencës së ujit. Ata janë strehuar në konviktet e qytetit ndërkohë që në Vlorë edhe reshjet e shiut janë të pakta.

Po punohet për pastrimin e kanaleve kulluese në fshatra dhe njëkohësisht për largimin e ujit nga banesat. Gjithashtu pritet të nisë vlerësimi i dëmeve në terren.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026