Shifrat/ Reshjet rrisin prodhimin, KESH shet energji në tregun e huaj

9 Janar 2026 | 16:23

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën e prodhimit të energjisë elektrike ndërsa prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar nivele të larta. Për këtë arsye, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur procedura për të shitur energji elektrike në tregun e huaj.

Përmes një procedure të zhvilluar për periudhën 10–11 janar, KESH ka arritur të shesë 19 000 megavat-orë energji, me çmim mesatar 57.6 euro, duke gjeneruar rreth 1.1 milionë euro të ardhura.

Ndërkaq, sipas të dhënave të përditësuara mbi situatën në Kaskadën e lumit Drin, prurjet natyrore në Fierzë janë 1500 m³/s, në Koman 500 m³/s, ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës 60 m³/s. Në raport me një ditë më parë, prurjet natyrore kanë shënuar rënie të ndjeshme. Ndërkohë, prodhimi ditor në të tre HEC-et është 16 300 MWh dhe, në krahasim me një ditë më parë, vihet re një rritje e prodhimit ditor, sipas të dhënave të raportuara nga KESH.

Sa i takon niveleve në liqenet e Kaskadës së Drinit, Fierzë ka arritur nivelin 290 metra mbi nivelin e detit, Koman 173 m, ndërsa Vau i Dejës 75 m. Po ashtu, KESH njofton se po vazhdojnë shkarkimet nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Ditët e para të këtij viti tregojnë për një situatë krejt tjetër nga ajo e vitit të kaluar, kur për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, KESH kërkonte të blinte energji elektrike jashtë vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026